Kërkon makina me qera në Rinas me çmim të mirë dhe pa surpriza? Rent Car Tirana ofron makina që nisin nga 15€/dita, me çmim transparent dhe pa kosto të fshehura. Flota jonë ndodhet vetëm 2 minuta nga terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza" (TIA).
Marrja bëhet 24/7 - edhe nëse fluturimi yt ulet në mesnatë. Pa depozitë, pa bllokime karte, pa dokumente të tepërta.
Çmimet e Makinave me Qera në Rinas
Pyetja më e shpeshtë: "Sa kushton një makinë me qera në Rinas?" Tek Rent Car Tirana, çmimi është i qartë që në fillim dhe përfshin kilometra pa limit dhe siguracionin bazë. Ja çmimet ditore për marrje dhe dorëzim në Rinas (TIA):
| Kategoria | Shembuj | Çmimi ditor |
|---|---|---|
| Ekonomike | Skoda Fabia, Fiat Panda, Dacia Sandero | 15€ – 20€ |
| Kompakte | VW Golf 6, Ford Fiesta, Toyota Auris, Fiat Tipo | 23€ – 25€ |
| Komoditet | VW Golf 7, VW Jetta | nga 40€ |
| SUV | VW Tiguan, Hyundai Santa Fe, Hyundai Tucson | 35€ – 70€ |
| 7 dhe 9 vende | VW Sharan, VW Caravelle, Mercedes V-Class | 60€ – 80€ |
| Luksoze | Mercedes C-Class, Mercedes E-Class | 60€ – 100€ |
Çmimet ndryshojnë sipas sezonit dhe kohëzgjatjes së rezervimit. Jashtë sezonit dhe për rezervime më të gjata, çmimi ditor është më i ulët. Çmimin e saktë për datat tuaja e shihni direkt te forma e rezervimit.
Makinat më të Kërkuara në Rinas

Skoda Fabia 5 vende · Nafte · Manual · AC · Km pa limit
Nga 17€/dita Rezervo Tani

Volkswagen Golf 6 5 vende · Nafte · Automatik · AC · Km pa limit
Nga 25€/dita Rezervo Tani

Volkswagen Tiguan 5 vende · Nafte · Automatik · SUV · AC · Km pa limit
Nga 35€/dita Rezervo Tani
Për të parë të gjithë flotën tonë, vizitoni faqen e makinave.
Makina me 7 dhe 9 Vende për Familje dhe Grupe
Udhëtoni me familje të madhe ose me grup miqsh? Për 7 persona, VW Sharan (nga 60€/dita) ka vend për të gjithë dhe për bagazhet. Për grupe më të mëdha, VW Caravelle (nga 70€/dita) dhe Mercedes V-Class (nga 80€/dita) janë zgjedhja më e rehatshme për udhëtime të gjata drejt jugut apo veriut.
Edhe këto makina vijnë me kilometra pa limit, pa depozitë, dhe me marrje direkt në aeroport. Në sezonin e verës rezervojini herët, sepse janë të parat që mbarojnë.
Pse Klientët Zgjedhin Rent Car Tirana në Rinas
Ka shumë kompani që ofrojnë makina me qera në Rinas, por klientët na zgjedhin për këto arsye:
- Pa kosto të fshehura — Çmimi në rezervim është çmimi që paguani. Asnjë tarifë shtesë në momentin e marrjes.
- Pa depozitë — Nuk bllokojmë para në kartë. Paguani cash ose kartë në momentin e marrjes. Lexoni më shumë për makina me qera pa depozitë.
- Marrje në aeroport 24/7 — Edhe nëse fluturimi ulet në 3 të mëngjesit, stafi ynë ju pret.
- Kilometra pa limit — Udhëtoni kudo në Shqipëri pa stres për distancën.
- Dorëzim në një vend tjetër — Makinën mund ta merrni në Rinas dhe ta dorëzoni në Tiranë qendër, ose anasjelltas, pa kosto shtesë. Dorëzimi në Sarandë kushton 200€ shtesë.
- Udhëtim jashtë Shqipërisë — Lejohet udhëtimi në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me tarifë 50€ për çdo kufi. Na njoftoni paraprakisht. Karta Jeshile nuk përfshihet në çmim.
Si Funksionon Marrja e Makinës në Rinas
Procesi është i thjeshtë dhe zgjat vetëm disa minuta:
- Rezervoni online përmes formës në këtë faqe ose na kontaktoni në WhatsApp.
- Merrni konfirmimin menjëherë në email ose WhatsApp.
- Në mbërritje, stafi ju pret në sallën e mbërritjeve me tabelë me emrin tuaj.
- Makina ju pret te parkingu i terminalit, vetëm 2 minuta larg.
- Kontrata plotësohet për 5 minuta te makina dhe ju niseni direkt drejt destinacionit tuaj.
Nuk ka rradhë, nuk ka autobus transferte, nuk ka vonesa.
Siguracioni i Përfshirë
Çdo makinë vjen me siguracionin bazë (TPL), që mbulon dëmet ndaj palëve të treta. Nëse doni më shumë qetësi, mund të zgjidhni:
Siguracion Mbrojtës (80%) — Mbulon 80% të dëmeve në makinë, përfshirë gërvishtjet, xhamat, pasqyrat, zjarrin dhe vjedhjen. Ju paguani vetëm 20% të kostos së riparimit.
Siguracion Super Mbrojtës (100%) — Mbulim i plotë, pa asnjë pagesë nga ana juaj në rast dëmi.
Siguracioni vlen vetëm në rrugë të asfaltuara. Dëmet nga drejtimi jashtë rrugës dhe dëmet në goma nuk mbulohen.
Çfarë Dokumentesh Nevojiten për të Marrë Makinën
Për të marrë një makinë me qera në Rinas nga Rent Car Tirana, ju nevojiten vetëm:
- Patentë shoferi e vlefshme — shqiptare ose ndërkombëtare.
- Dokument identifikimi — pasaportë ose kartë identiteti.
Kaq. Nuk nevojitet kartë krediti, nuk nevojitet depozitë, dhe nuk ka dokumente shtesë.
Mosha minimale: 21 vjeç, me të paktën 2 vite eksperiencë drejtimi. Mosha maksimale është 75 vjeç.
Mënyrat e Pagesës
Rent Car Tirana pranon:
- Cash (para në dorë) — metoda më e përdorur nga klientët tanë.
- Kartë debiti
- Kartë krediti
Nuk ka bllokime fondesh në kartë. Paguani vetëm çmimin e qirasë kur merrni makinën.
Karrige për Fëmijë (Sigolino)
Udhëtoni me familjen? Rent Car Tirana ofron sigolino (karrige sigurie për fëmijë) për çdo rezervim.
- Pajisje të pastra — të mirëmbajtura dhe të dezinfektuara pas çdo përdorimi.
- Instalim i shpejtë — ne e instalojmë sigolinon përpara se ju të mbërrini, që të nisni menjëherë.
- Për çdo moshë — kemi karrige për foshnje dhe për fëmijë më të rritur.
Thjesht përmendeni gjatë rezervimit që keni nevojë për sigolino, dhe makina do të jetë gati me pajisjen e duhur kur të zbarkoni në Rinas.
EXCELLENT
Based on 350 reviews
Posted on Google![]()
Lau oTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Sehr nette und freundliche Vermietung. Keine Haken bei der Buchung oder Probleme. Kreditkarte war nicht notwendig. Auto war sauber. Für 10 Euro kann man das Auto dorten auch wieder reinigen und waschen lassen.Posted on Google![]()
Barbora Verešová, FyziospotTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Air rental bola super. Nemali sme žiadny problém. Prišli po nás na letisko. Plné poistenie, bez skrytých poplatkov.Posted on Google![]()
brahim amaraTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Salve Vi consiglio questo Rent car a tirana perché ho affittato da loro una macchina e mi sono trovato benissimo.. Vettura nuova e prezzi buoni!!! grazie a tuttiPosted on Google![]()
Angelo SpinaTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Servizio impeccabile. Abbiamo affittato il van per 9 e ci siamo trovati benissimo. Il van era pulito e molto confortevole.Posted on Google![]()
Jps PascaliniTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Le top Super accueil Prix très résonable Et le retour Super simple et efficace. MerciPosted on Google![]()
thomas cherifiTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Super loueur de voiture ! Très sympa, aucune arnaque ou frais caché, c’est rare ! Et véhicule hyper top pour les routes albanaises, je recommandePosted on Google![]()
Bartłomiej MiotkTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Niesamowita obsługa. Po przylocie Miri z obsługi pomógł nam kupić kartę sim oraz wszystko wyjaśnił. Samochód czekał przygotowany na parkingu lotniska, czysty i gotowy do jazdy. Wszystko odbyło sie w miłej atmosferze, na ustalony czas. Jestem pod ogromnym wrażeniem uprzejmości oraz wszelkiej chęci pomocy ze strony Miriego. Szczerze polecam każdemu tą wypożyczalnie. Jeśli wróce kiedyś do Tirany to z pewnością auto bedę wypożyczał od tej firmy.Posted on Google![]()
Samuele CastiglioneTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Tutto perfetto, staff gentilissimo e il responsabile Elton ancor di più, parla perfettamente italiano e risponde su whatsapp a qualsiasi domanda ☺️. Abbiamo noleggiato 7gg con full kasco, pagamenti anche cash e senza deposito cauzionale. Grazie Elton un Saluto 👋Posted on Google![]()
Damon GroenendalTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Very friendly people! The best service. A real 10 out of 10 experience. The even gave us a lift to the hotel we staying when we bring the car backVerified by TrustindexTrustindex verified badge is the Universal Symbol of Trust. Only the greatest companies can get the verified badge who has a review score above 4.5, based on customer reviews over the past 12 months. Read more
Pyetje të shpeshta
Sa kushton marrja e makinës në Rinas?
Nga 15€/dita për makina ekonomike. Çmimi ndryshon sipas sezonit.
A nevojitet kartë krediti ose depozitë?
Jo. Paguani cash ose me kartë kur merrni makinën.
A keni makina me 7 vende?
Po. VW Sharan ka 7 vende, nga 60€/dita.